Kjo faqe është në punim e sipër

Foto10

Foto4

Foto4

Lorem Ipsum da losamet title

Lorem Ipsum da losamet description

Lorem Ipsum da losamet title

Lorem Ipsum da losamet description

Lorem Ipsum da losamet title

Lorem Ipsum da losamet description

Pyetje të shpeshta

  • 1.

    A më nevojitet vizë për të hyrë në Kosovë?

    Nuk ju nevojitet vizë për Kosovë nëse jeni pjesë e kësaj liste.

  • 2.

    Unë jam shtetas i një vendi që i duhet viza për Kosovë, por kam leje-qëndrim në një nga shtetet e zonës Shengen. A më duhet vizë për Kosovë?

    Nuk ju nevojitet vizë për Kosovë nëse keni leje-qëndrim biometrik valid në një nga shtetet e zonës Shengen.

  • 3.

    A më nevojitet vizë për Kosovë nëse kam vizë Shengen për shumë hyrje?

    Nuk ju nevojitet vizë për Kosovë nëse keni vizë Shengen për shumë hyrje.

  • 4.

    A më nevojitet vizë për Kosovë nëse kam vizë Shengen për një hyrje?

    Nëse keni vizë Shengen për një hyrje, ju nevojitet vizë për Kosovë.

  • 5.

    A më garanton pasaporta diplomatike apo zyrtare automatikisht hyrje të lire në Kosovë?

    Nuk ju nevojitet vizë për Kosovë vetëm nëse jeni bartës i pasaportës diplomatike apo zyrtare së shteteve që nuk ju nevojitet vizë ose së Shteteve të Federatës Ruse, Republikës Popullore së Kinës, Egjiptit, Indonezisë dhe Ukrainës.

  • 6.

    Unë jam shtetas i një shteti të BE-së/Zonës Shengen. A më nevojitet pasaportë për të hyrë në Kosove?

    Nuk ju nevojitet vizë për Kosovë nëse keni pasaportë ose kartë biometrike të identifikimit të BE-së.

     

  • 7.

    Unë kam kartë të identifikimit të BE-së, por nuk është biometrike. A mund të hyj në Kosovë vetëm me këtë kartë të identifikimit të vjetër?

    Për të hyrë në Kosovë, ju nevojitet karta biometrike e identifikimit e BE-së.

  • 8.

    A më duhet vizë për Kosovë nëse kam dokument udhëtimi Laissez-Passer të OKB-së?

    Nuk ju nevojitet vizë për Kosovë nëse keni dokument të udhëtimit Laissez-Passer të lëshuar nga Organizatat e Kombeve të Bashkuara, NATO, OSBE, Këshilli i Evropës ose Bashkimi Evropian.

  • 9.

    Ku mund të marr vizën për Kosovë?

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë
    Rr. Donika Kastrioti, Vila nr 6, Tiranë
    e-mail: visa.tirana@rks-gov.net
    http://www.ambasada-ks.net/al

    Konsulata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll
    Vali Konağı Cad. No: 74 D 3
    Nişantaşı, İstanbul / Turkey
    e-mail: visa.ist@rks-gov.net
    http://www.ambasada-ks.net/tr

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup
    Samoilova 136, Skopje/Macedonia
    e-mail: visa.skopje@rks-gov.net
    http://www.ambasada-ks.net/mk/

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë
    Goldeggasse 2/13, 1040 Wien/AUT
    e-mail: visa.vienna@rks-gov.net
    http://www.ambasada-ks.net/at/

    Konsulata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York
    801 Second Avenue, Suite 405 New York, NY 10017
    e-mail: visa.newyork@rks-gov.net
    http://www.ambasada-ks.net/us/

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Rijad
    Diplomatic Quarter, Block2, Public Pension Agency,
    Al fazare Plaza, Floor 1, Office no. B07Riyadh/Saudi Arabia
    e-mail: visa.riyadh@rks-gov.net
    http://www.ambasada-ks.net/sa/

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje
    26-30 Bacho Kiro Str. 1000 Sofia/Bulgaria
    e-mail: visa.sofia@rks-gov.net
    http://www.ambasada-ks.net/bg/

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Budapest
    BANK CENTER 1054 Budapest, Szabadsag Ter 7. 1054 Budapest/Hungary
    e-mail: visa.budapest@rks-gov.net
    http://www.ambasada-ks.net/hu/

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Tokjo

    MG Atago Bldg. 10 F
    3-13-7, Nishishinbashi, Minato-ku/Japan

    e-mail: visa.tokyo@rks-gov.net

    http://www.ambasada-ks.net/jp/

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel
    Rond Point Schuman 6, Box 5
    1040 Brussels/Belgium

    e-mail: visa.brussels@rks-gov.net

    http://www.ambasada-ks.net/be/

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin

    Wall str. 65 D-10179 Berlin/Germany

    e-mail: visa.berlin@rks-gov.net

    http://www.ambasada-ks.net/de/

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris

    61 Avenue de la Grande Armée, 75116 Paris/France

    e-mail: visa.paris@rks-gov.net

    http://www.ambasada-ks.net/fr/

  • 10.

    Si duhet të aplikoj për vizë për Kosovë?

    Për ta dorëzuar aplikacionin, ju duhet të paraqiteni personalisht në Misionin Diplomatik ose Konsullor përkatës përveç nëse jeni :

    • Të ftuar nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe institucioneve tjera ndërkombëtare për qëllime zyrtare.
    • Person me nevoja të veçanta i/e cila nuk mund ta dorëzojë aplikacionin personalisht (dokumentet që dëshmojnë pa-aftësinë duhet të bashkangjiten)
    • Person i njohur për misionin diplomatik ose konsullor për integritetin dhe besueshmërinë e tij/saj.
  • 11.

    Ku mund të shkarkoj formularin e kërkesës për vizë?

    Ju mund të shkarkoni formularin në http://www.mfa-ks.net/?page=2,165

  • 12.

    Cilat dokumente duhet t’i dorëzoj në mënyrë që të pajisem me vizë për Kosovë?

    Aplikacioni i juaj duhet të perfshijë dokumentet në vijim:

    • Formularin e kërkesës për vizë të plotësuar dhe nënshkruar në origjinal. Personat e përfshirë në dokumentin e udhëtimit të aplikuesit duhet të dorëzojnë aplikacion të veçantë. Në rast se aplikuesi është i mitur, formulari duhet të nënshkruhet nga prindërit ose kujdestari ligjor;
    • Një kopje e dokumentit të udhëtimit i cili ka vlefshmëri së paku tre muaj pas datës së largimit nga territori i Republikës së Kosovës. Dokumenti i udhëtimit duhet të ketë së paku dy (2) faqe të zbrazëta;
    • Një fotografi (jo më të vjetër se 1 muaj) në përputhje me ICAO (International Civil Aviation Organization) standardet;

     

    Dokumentet mbështetëse:

    • Dëshminë për qëllimin e qëndrimit në Republikën e Kosovës;
    • Dëshminë në lidhje me akomodimin ose dëshminë e posedimit të mjeteve të mjaftueshme për akomodim;
    • Dëshminë për mjete financiare të mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve të qëndrimit në Republikën e Kosovës dhe për kthimin në vendin e origjinës, ose transitit ne vendin e tretë në të cilin i është e siguruar hyrja, ose që është në pozitë për të i fituar ato në mënyrë të ligjshme;
    • Sigurimin shëndetësor valid në Republikën e Kosovës që mbulon gjithë periudhën e qëndrimit në Republikën e Kosovës;
    • Fletëpagesën e taksës për vizë prej 40 EUR perveç poseduesve te pasaportave diplomatike apo zyrtare; fëmijëve nën moshën 6 vjeç; nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve në shoqërimin e tyre në vizita që kanë për qëllim studimet apo trajnimet
      Vini re: Ju lusim të konsultoni Misionin Diplomatik ose Konsullor ku është paraqitur kërkesa e vizës për të marrë detajet e bankës.

     

    Informata të rëndësishme:

    • Varësisht nga qëllimi i vizitës, zyrtari Konsullor mund të kërkojë dokumente të tjera mbështetëse;
    • Të gjitha dokumentet mbështetëse duhet të jenë të përkthyera në një nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës ose në gjuhën Angleze;
    • Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në dy (2) kopje;
    • Vetëm posedimi i vizës valide nuk garanton automatikisht hyrje në Kosovë
  • 13.

    A duhet të paguaj taksën për vizë, dhe sa kushton?

    Taksa për vizë të Kosovës është 40 EUR. Të gjithë aplikuesit duhet të bëjne pagesën për vizë përveç:

    • Poseduesit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare;
    • Fëmijët nën moshën 6 vjeç;
    • Nxënësit, studentët dhe mësuesit në shoqërimin e tyre, në vizita që kanë për qëllim studimet apo trajnimet.
  • 14.

    Si mund të paguaj taksën për vizë të Kosovës?

    Pagesa mund të kryhet përmes  bankës. Për detajet e bankës, ju lutem kontaktoni Misionin Diplomatik/Konsullor përkatës.

  • 15.

    A duhet të paraqitem personalisht në konsullatë për ta vendosur vizën në pasaportë, apo mund të organizohet përmes postes?

    Varësisht nga vendimi, dërgimi dhe marrja e pasaportës me vizë mund te organizohet edhe me postë.

  • 16.

    A mund të aplikoj në emër të një pjesëtari të familjes?

    Për të dorëzuar aplikacionin për vizë, duhet të paraqiteni personalisht në Misionin Diplomatik apo Konsullor të Republikës së Kosovës. Për raste specifike, ju lutem kontaktoni:

    Ministria e Punëve Të Jashtme, Departamenti për Çështje Konsullore

    Tel.: +381 38 200 11 101

  • 17.

    A mund të udhëtoj në rajon me vizë të Kosovës?

    Me vizë të Kosovës mund të hyni, të kaloni tranzit, ose qëndroni vetëm në Kosovë.

  • 18.

    Sa kohë mund të qëndrojë në Kosovë me vizë të Kosovës?

    Me vizë të Kosovës mund të qëndroni më së shumti 90 ditë brenda një periudhe 6 mujore.

  • 19.

    Pasaporta ime skadon edhe 2 muaj. A kam të drejtë ende të aplikoj për vizë të Kosovës?

    Për të aplikuar për vizë të Kosovës, pasaporta juaj duhet të ketë së paku 3 muaj validitet prej ditës së planifikuar të kthimit.

  • 20.

    Si mund të udhëtoj në Kosovë?

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lidhje të mira me të gjitha destinacionet kryesore të botës.

    Gjithashtu, Kosova ka lidhje të mira të udhëtimit edhe me mjete tjera transportuese.

  • 21.

    Ku mund të drejtohem nëse kam pyetje tjera?

    Nëse keni pyetje tjera, mund të kontaktoni:

    Ministrinë e Punëve të Jashtme, Departamenti për Çështje Konsullore

    Tel.: +381 38 200 11 101

  • 22.

    Nëse më refuzohet viza, ku duhet të ankohem?

    Aplikuesit për vizë mund të ankohen brenda 8 ditëve kalendarik prej ditës së marjes së përgjigjës, në Misionin përkatës Diplomatik ose Konsullor aty ku keni aplikuar. Ankesa duhet të behet në shkresë zyrtare dhe jo e-mail.

     

  • 23.

    Sa kohë duhet për ta kuptuar përgjigjen e vendimit për vizë të Kosovës?

    Mund të marë kohë deri në 1 muaj për të marë përgjigje rreth vendimit për vizë.

  • 24.

    A mund të punoj në Kosovë me vizë afatgjate të Kosovës?

    Nëse dëshironi të punoni në Kosovë, do të duhet të aplikoni për leje qëndrimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

  • 25.

    A mund të jetoj në Kosovë me vizë afatgjate të Kosovës?

    Nëse dëshironi të qëndroni më shumë sesa që e keni të lejuar në vizë, do të duhet të aplikoni për leje qëndrimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Eksploro Kosovën

Informata të udhëtimit

Partnerët